Influencerja promovoi në rrjetet sociale “kurën e autizmit”, prindërit: Fëmijët kanë kriza dhe të vjella!

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 04.06.2025, 17:57

Kerri Rivera, influencuese në mediat sociale promovoi zbardhuesin industrial si një “kurë të rreme për autizmin”, pavarësisht paralajmërimeve shëndetësore dhe raporteve nga prindërit se fëmijët e tyre janë sëmurë rëndë pasi kanë ndjekur këshillat e saj.

Kerri Rivera, e cila ka më shumë se 17,000 ndjekës në Instagram, i inkurajon prindërit t’u japin fëmijëve të tyre autikë dioksid klori (CD) – një kimikat potencialisht vdekjeprurës që përdoret për të zbardhur tekstilet dhe për të dezinfektuar sipërfaqet industriale.

Ekspertët i kanë quajtur kurat e saj të rreme “të pështira”, duke shtuar se është “e gabuar, e rrezikshme dhe e dëmshme për njerëzit autikë dhe familjet e tyre. Mesazhet e para nga The Independent nga grupi privat i mbështetjes së Rivera, zbulojnë se prindërit raportojnë të vjella, skuqje, kriza dhe urinë me erë kimike tek fëmijët e tyre pasi kanë ndjekur këshillat e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit