Gjermani/ Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të Këlnit

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 04.06.2025, 16:17

20,000 njerëz u evakuuan nga qendra e Këlnit , në Gjermaninë perëndimore, të hënën, ku tre bomba të pashpërthyera të epokës së Luftës së Dytë Botërore të zbuluara në qendër të qytetit pritet të çaktivizohen më vonë gjatë ditës. Kryetari i bashkisë së qytetit tha se ky ishte “operacioni më i rëndësishëm” i këtij lloji në qytet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Bombat e prodhuara në Amerikë, të zbuluara gjatë operacioneve të së hënës, dy prej të cilave peshonin 1,000 kilogramë dhe e treta 500 kilogramë, mbajnë një detonator që aktivizohet në momentin e impaktit.

Shërbimi i çaktivizimit të bombave në Dyseldorf është ngarkuar me detyrën e çaktivizimit të bombave. Veç banorëve, urdhri i evakuimit përfshin edhe një spital, dy azile pleqsh, një stacion treni, disa biznese dhe shumë restorante e hotele, si dhe nëntë shkolla dhe kopshte, tha bashkia e Këlnit në një deklaratë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit