Sherr në autobusin e Tiranës së Re! Qytetarët kapen me faturinon

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.06.2025, 16:20

Një sherr i madh ka ndodhur mes një faturiono të Tiranës së Re dhe disa zonjave që ndodheshin në urban, të cilat pretendojnë se ai është i sëmurë mendor ose i dehur.

Sipas qytetares që ka dërguar pamjet, faturinoja ka një sjellje të keqe me qytetarët pasi u bërtet të gjithëve. “Kush hipte më autobus i kërkonte abonenë. Ajo goca ia tregoi njëherë, ky i vajti e kapi për fyti i tha nxirr abonenë,” shkruan denoncuesja.

Një zonjë shihen duke debatuar me faturinon dhe i thonë se me sjelljen e tij po acaron të gjithë pasagjerët. Ajo i thotë se është i dehur, ndërkohë që faturino e pranon: “Po jam! Edhe çfarë?

Kjo sjellje i ka lënë të çuditur qytetarët që ishin të pranishëm, të cilët thonë se djali e ka rast të përsëritur këtë.

Mesazhi i denoncueses:

Pershendetje! Shife tani ne autobuzin e Tiranës së Re. Shifeni ca edukate ka faturina. Terror njerëzve nonen è gotiti nga mbrapa. Nuk esht Hera e par qe ky faturina ka kte sjellje. E kupto qe u tremben robt nga ulerima e tij. Turist è gjith autobusi ne kemb.

Nxirreni ju lutem anonim, ta shikoj shteti kte shqetësim. Kush hypte ne autobuz ju kerkonte leket abonen. Goca ja kishte treguar nje her, i vajti sa se kapi per fyty: Nxir abonen. Duke ofendur dhe moshen e thyer.

E para ky faturino me duket i pire ose esht i semur mendoj mendor. Cuni im i vogel u tmerrua terror ben per dit ne kte orare. Do I shikosh komentet. Jemi popull per te ardhur keq, skemi kultur Jemi bo per te ardhur keq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit