Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar, për art jo veprim

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 04.06.2025, 14:38

Një prezervativ 200-vjeçar do të zërë vend në muzeun më të famshëm të Holandës këtë javë. Prezervativi që do të ekspozohet në Rijksmuseum në Amsterdam, përkrah veprave të epokës së artë holandeze. Ky kontraceptiv i rrallë, i konsideruar një suvenir luksoz i shekullit të 19-të, është i pari në llojin e tij që përfshihet në koleksionin artistik të këtij institucioni prestigjioz.

Mendohet se prezervativi daton nga rreth vitit 1830 dhe është prodhuar në Francë, ndoshta në një bordello të klasës së lartë në Paris. Ai është përpunuar nga membrana shtazore, me shumë gjasë nga apendiciti i një deleje, një material që përdorej përpara shpikjes së gomës së vullkanizuar.

Çfarë e bën edhe më të veçantë është një ilustrim erotik i gdhendur mbi të, që paraqet një murgeshë gjysmë të zhveshur, duke treguar me gisht drejt organit gjenital të njërit prej tre klerikëve. Nën figurën ndodhet mbishkrimi në frëngjisht: Voila, mon choix , “Ja, kjo është zgjedhja ime.”

Kuratorja e muzeut, Joyce Zelen, tha se ilustrimi është një referencë satirike ndaj mitit të Gjykimit të Parisit, ku një princ duhet të zgjedhë ndër tri perëndesha. Sipas saj, ky detaj lë të kuptohet se blerësi fillestar i këtij objekti ka qenë një njeri me shije të hollë dhe njohuri kulturore.

Prezervativi u ble për 1000 euro në një ankand të zhvilluar muajin e kaluar në qytetin Haarlem dhe tani është vendosur në një kuti qelqi, pjesë e ekspozitës me titull “Seks i sigurt?” Ekspozita përfshin gjithashtu vizatime dhe gravura nga shekujt e kaluar që trajtojnë temën e seksualitetit, shëndetit dhe punës seksuale në shoqëritë evropiane.

Përpara shekullit të 19-të, prezervativët nuk ishin shumë të përhapur dhe shpesh prodhoheshin nga materiale të pazakonta si liri, zorrë kafshësh apo edhe guaska breshkash. Efikasiteti i tyre në parandalimin e shtatzënisë apo sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ishte i kufizuar.

Për më tepër, në vitet 1830, përdorimi i kontraceptivëve nuk ishte i mirëpritur nga shoqëria, veçanërisht nga kisha. Ato shiteshin në fshehtësi, zakonisht në shtëpitë publike, megjithëse dokumente të kohës flasin për dyqane luksoze që ofronin produkte të tilla për një klientelë të veçantë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit