Zjarr në Universitetin e Tuscias në Itali, evakuohen studentët, banorët në alarm

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 04.06.2025, 13:39

Është përfshirë nga flakët Fakulteti i Bujqësisë të Universitetit Tuscia, në kampusin Riello të qytetit Viterbo. Ngjarja është regjistruar sot pas orës 10:00.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet, teksa studentët, mësuesit dhe stafi u evakuuan shpejt nga zyrat dhe klasat për të garantuar sigurinë e tyre.

Zjarrfikësit dhe njësi specializuara të ushtrisë, punuan intensivisht për të shuar flakët, ndërsa një re e dendur tymi ishte e dukshme nga shumë pjesë të qytetit.

Zjarri filloi nga çatia e ndërtesës ku po kryheshin punime dhe u përhap me shpejtësi, duke përfshirë laboratorët e kimisë dhe gjenetikës.

Te këto të fundit bëhet me dije se ruheshin materiale shumë të ndezshme, përfshirë 500 litra cilindra me proton, etanol dhe azot.

Ndërkohë për shkak të rrezikut të lartë, u vendos një kordon evakuimi me një rreze prej 500 metrash rreth ndërtesës në flakë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit