Elbasan/ Plagoset 51-vjeçari në uzinën e ferrokromit, dërgohet në spital

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 04.06.2025, 13:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bradashesh, të Elbasanit. Dyshohet se gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është plagosur një 51-vjeçar.

I plagosuri është identifikuar si Rudin Mecja. Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të parë të punës, kur Mecja është goditur nga një pllakë metalike me peshë disa qindra kilogramë, e cila i ka rënë mbi trup.

Ai ka pësuar një dëmtim të rëndë. Për shkak të gjendjes së tij kritike, Mecja është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar. Autoritetet janë duke kryer hetime për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij incidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit