Gati dy milionë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota po kryejnë pelegrinazhin e Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga autoritetet saudite, më shumë se 1,47 milion haxhinj kanë mbërritur në Mekë për pelegrinazhin e Haxhit. Numri i përgjithshëm pritet të rritet me pelegrinët vendas që do të arrijnë në dy milionë.
Hexhilerët kryejnë tauaf rreth Qabes në zemër të Mekës dhe më pas nisen drejt Minës, një qytet tendash ku qëndrojnë një ditë për të kryer lutje e falje dhe për tu bërë gati për ngjitjen në malin e Arafatit.
Ngjitja në Arafat bëhet ditën e nesërme, dhe ky akt shënon kulmin e peligrinazhit të Haxhit.
Haxhi është shtylla e pestë e besimit islam, një adhurim që duhet të kryhet nga të gjithë muslimanët, nëse kanë mundësi financiare të paktën një herë në jetën e tyre.