Dëshmon i penduari Tafani: Laertin e takova për herë të parë pasi dola nga burgu

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 04.06.2025, 12:41

Gjatë ditës së sotme, në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar për herë të parë Artan Tafani, i cili ka rrëfyer 17 episode kriminale. Në seancën në ngarkim të bandës së Laert Haxhiut, Tafani ka treguar se ka qenë përdorues droge dhe se në vitin 1997 i ishte vrarë babai në fshatin Karbunarë dhe pas kësaj është larguar bashkë me nënën e tij në Greqi.

“Kam qenë emigrant në Greqi, ku jam marrë me drogë dhe pata probleme. U ktheva në Shqipëri dhe në vitin 2015 përfundova në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe më pas në burgun e Kosovës, në Lushnjë. Isha i vogël kur ika. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Në Greqi punova fillimisht në mënyrë të ndershme, me bojra dhe lyerje. Në vitin 2006 u ktheva në Lushnjë dhe punova me xhaxhain në ndërtim. E lashë drogën për një kohë, por më pas u përfshiva sërish në probleme. Në 2015 vodha një pikë ‘western Union’-i, prej nga më dërgonin para të afërmit nga Greqia. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burg.”, është shprehur ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit