Qumësht blete apo lope? Qytetarja zhgënjehet nga blerja online

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2025, 14:05

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të rëndë mashtrimi online nga një faqe që reklamonte shitjen e një produkti të ashtuquajtur “qumësht blete”.

Ajo tregon se pas porosisë dhe pagesës prej 17 mijë lekësh, produkti që mori nuk kishte asnjë lidhje me atë që ishte premtuar në reklamë.

“U habita kur më erdhi porosia. Jo vetëm që ishte ndryshe nga ajo që tregojnë në foto, por dukej sikur ishte një produkt i mbështjellë kuturu, pa asnjë informacion, pa emër, pa përbërje. Një zhgënjim total!”, – shprehet ajo.

Qytetarja tregon gjithashtu se tentoi të kontaktonte me faqen që kishte bërë shitjen, por nuk mori asnjë përgjigje, përkundrazi, i bënë bllok pa asnjë shpjegim.

“Nuk është thjesht puna e 17 mijë lekëve. Problemi është se mund të dëmtohen njerëzit! Nuk dimë çfarë konsumojmë. Mund të jetë rrezik për shëndetin. Këta janë mashtrues dhe duhet të ndalohen!”

Rasti tregon edhe një herë pasigurinë që mbizotëron në tregtinë online në Shqipëri, sidomos kur bëhet fjalë për produkte ushqimore që prekin drejtpërdrejt shëndetin e konsumatorëve. Qytetarja apelon për kujdes nga blerjet online dhe kërkon që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë për të monitoruar dhe ndëshkuar faqe të tilla mashtruese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit