Plagosi 15-vjeçarin te piceria në “Ali Dem”, autori: Arma është shkrepur aksidentalisht!

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 04.06.2025, 11:14

Tre ditë më parë në një piceri në lagjen "Ali Dem" në Tiranë u regjistruan të shtëna me armë. Si pasojë e ngjarjes mbeti i plagosur një 15-vjeçar.Autori i dyshuar i plagosjes ka dhënë dëshminë e tij teksa ka mohuar se e ka plagosur me qëllim të miturin. Aldo Neziri thekson se arma, një pistoletë stilolaps ka shkrepur aksidentalisht.

Ai është shprehur se ka qenë në një tavolinë me 15-vjeçarin dhe arma është shkrepur aksidentalisht pa treguar të tjera detaje. 15-vjeçari i plagosur ka deklaruar se nuk e mban mend sesi ka ndodhur ngjarja.

Policia arrestuar 3 punonjës të picerisë pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen. Sipas policisë ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Në kërkim është shpallur edhe administratori i picerisë. Ka nisur edhe procedimi penal për një 15-vjeçare për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit