Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Korfuz, Greqi.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Roda, në Korfuzin verior. Shqiptari i identifikuar me inicialet Sh.K ka qenë duke udhëtuar me motor kur është përplasur nga një motor në rrethana ende të paqarta.
Shqiptari i plagosur rëndë është transportuar me urgjencë në spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia e Korfuzit.