Vrasja e anëtarit të Avdulajve në Durrës, kapen dhe dy persona të tjerë

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 04.06.2025, 10:40

Dy javë më parë në Durrës u ekzekutua 29 vjeçari Ermir Dedja. Pas disa ditë, janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë. Deri tani ka shkuar në 5 numri i personave të përfshirë në ngjarje ku mbeti i vrarë anëtari i Avdulajve.

Të arrestuar janë Erion Ndoni 36-vjeç dhe Klodian Berisha 35-vjeç, pasi kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët dhe një automjet tjetër që do të përdorej për një tjetër ngjarje kriminale.

Ndërkohë në kërkim për ktë ëngjarje të rëndë mësohet se është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.

Personat në fjalë kanë kontrabanduar dy automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Dedjas. Ndërkohë është gjetur dhe sekuestruar automjeti tjetër tip “Seat” që do përdorej në një ngjarje tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit