Një rast vjedhje ndodhur në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, më datë 2 qershor 2025. Në pranga kanë rënë Arbnor Xhimaj, 40 vjeç, dhe Lejdjan Gjoka, 38 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe të dënuar më parë për vjedhje.
Arbnor Xhimaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për një tjetër vepër penale të vjedhjes në të kaluarën.
Autorët kanë shkuar me automjet në zonë, kanë hyrë në banesë dhe pas grabtijes, kanë transportuar kasafortën e vjedhur me ashensor, për ta ngarkuar më pas në bagazhin e mjetit të cilin e përdorën në grabitjen në fjalë.