Durrës, “hajduti i specializuar” nuk kursen as koshin e plehrave dhe tubin e ujit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.06.2025, 20:20

Një qytetar nga Durrësi ka sjellë në redaksinë e JOQ Albania një video që flet vetë: hajdutët në Shqipëri nuk po njohin më kufij… tani kanë nisur të vjedhin edhe kosha plehrash dhe tuba uji!

Në pamjet e siguruara, shihet një person që afrohet i qetë pranë ambienteve të jashtme të një biznesi. Pasi vëzhgon terrenin si "profesionist", ai nis të bëjë gati një tub rreth 100 metra i gjatë, i cili sipas qytetarit ndodhej në ambientet e jashtme të sallonit të tij.

Me qetësi dhe vendosmëri, hajduti zgjat duart dhe fillon të tërheqë tubin, i cili padyshim nuk është pjesa më e lehtë për t’u vjedhur. Por mesa duket, asgjë nuk është e pamundur për këtë "profesionist të dalluar".

E sikur të mos mjaftonte tubi, hajduti nuk i rezistoi dot as tundimit për të marrë edhe koshin e plehrave, një kombinim i rrallë që futet direkt në listën e “vjedhjeve më kreative të vitit”.

Nëse dikur hajdutët synonin para, sende me vlerë apo pajisje elektronike, sot prioriteti duket se ka ndryshuar: kush e çon i pari koshin e plehrave në shtëpi, fiton!

Durrësi duket sikur po përjeton ditë të "arta", ku edhe koshat e plehrave me tubat e ujit janë kthyer në "mall të lakmuar".

Ky rast i pazakontë, ku një kosh plehrash dhe një tub uji kthehen në objektiva të vjedhjes, tregon një dëshpërim të thellë që mund të shtyjë dikë të rrezikojë për sende kaq të zakonshme, duke na kujtuar se shoqëria duhet të adresojë shkaqet rrënjësore të këtyre akteve për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit