Vetëm pak kohë pasi JOQ Albania publikoi lajmin për humbjen e Natasha Bejkos, një 75-vjeçarja nga Tirana që vuan nga alzhajmeri, familjarët e saj kanë njoftuar me gëzim se ajo është gjetur dhe është rikthyer pranë familjes së saj shëndoshë e mirë.
Lajmi për zhdukjen u publikua vetëm dy orë më parë, pas një apeli të menjëhershëm nga të afërmit e saj, të cilët kishin humbur kontaktet me të në zonën e rrugës "Margarita Tutulani" në Tiranë.
Pak minuta më parë, një prej familjarëve ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të ndarë lajmin e mirë, të shoqëruar me një foto të saj pas bashkimit me familjen.
“Përshëndetje, ju njoftoj që e gjetëm Natashën. Faleminderit ju dhe personave që kontaktuan dhe dhanë informacionet!”
Ky rast nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe platformave të informacionit në zgjidhjen e situatave urgjente. JOQ Albania falënderon të gjithë ata që kontribuuan në gjetjen e zonjës Natasha dhe i uron asaj shëndet të plotë.