Natasha Bejko, një 75-vjeçare që jeton në Tiranë është duke u kërkuar nga familjarët e saj prej paradites së kësaj të marte.
Familjarët thonë se ajo është parë për herë të fundit gjatë paradites, në zonën e rrugës Margarita Tutulani në Tiranë. Zonja që ka humbur vuan nga alzhajmeri, dhe ajo ka humbur edhe një herë tjetër në të shkuarën, ku pas publikimit në JOQ u bashkua me familjen.
Kushdo që mund ta ketë parë, mund të japë një ndihmë vendimtare për gjetjen e saj, duke telefonuar familjarët në numrat e telefonit 069 20 77 944 dhe 069 20 77 945.
Mesazhi i familjarëve:
“Pershendetje, me falni per shqetesimin, por do te donim perseri ndihmen tuaj! A eshte e mundur te nxirrni nje njoftim per humbjen e nje personi?
Behet fjale per vjehrren time, Natasha Bejko 75-vjeçe. Heren e fundit eshte pare sot paradite ne zonen e rruges Margarita Tutulani Tirane. Vuan nga alzhajmeri. Na keni ndihmuar edhe më parë për ta gjetur. Numrat e telefonit 069 20 77 944 dhe 069 20 77 945.”