Banorët i rregullojnë rrugën Elton Arbanës që të shkojë pa problem ‘për prezencë’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2025, 18:27

Përveç problemit të mbeturinave të cilat në Shijak mund ti gjesh vend e pavend sikur bashkia të mos kishte “zot”, banorët vuajnë dhe mungesa të tjera.

Kryebashkiaku Elton Arbana që zakonisht shkon nëpër takime vetëm “Për Prezencë”, nuk e vret mendjen fare për t’i shërbyer banorëve që e kanë zgjedhur. Kjo pasi fshatrat e Shijakut janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë investim prej vitesh.

Për të denoncuar një rast të tillë, banorët e fshatit Cizmeli, i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania. Ata thonë se bashkia e drejtuar nga Eltoni nuk e kanë marrë mundimin të hedhë as një makinë me zhavorr në rrugë.

Duke e parë veten përpara kësaj neglizhence të pushtetit, banorët janë mbledhur dhe kanë hequr nga kursimet e tyre nga 110 euro, të cilat i kanë investuar për të mbushur gropat e rrugës. Tashmë kur kryebashkiaku të shkojë përsëri “për prezencë” në Cizmeli, nuk do të ketë problem se makina mund t’i prishet rrugës, pasi banorët kanë bërë punën që ai duhet ta bënte vetë.

Mesazhi i plotë:

“O jeta eshte qef shikoje pak ne fshatin Cizmeli te Shijakut. Bashkia as zhavorr nuk mori insiativin me hedh. Banoret u ben bashke duke mbledhur nga 110 euro per secili edhe duke mbyllur gropat

Ne ca gjendje jena cdo gje me djersen e aty po e bëjnë. Te lutem postoje ta shikoje gjigandi Shijakut ca behet ne realitet.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit