“Miqtë e Blendi Gonxhes ndërtojnë pa leje te Ish-parku i Autobusëve”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2025, 17:29

Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një rast flagrant të ndërtimit pa leje në zonën e Njësisë Administrative nr. 7 në Tiranë, në një sipërfaqe publike e njohur ndryshe si ish-parku i autobusëve, në afërsi të Kishës, përgjatë rrugës “Dëshmorët e Fekenit”.

Sipas denoncuesit, ndërtimi po kryhet nga një person i identifikuar si Sami Briçi, kunat i një personi të njohur si "Loku", i cili sipas qytetarit, është një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ministrit Blendi Gonxhe. Kjo lidhje e ngushtë me figura me ndikim në pushtet akuzohet se po shfrytëzohet për të zhvilluar ndërtime pa asnjë dokumentacion të rregullt ligjor.

Banorët e zonës e kanë denoncuar rastin në institucionet përkatëse, por nuk ka pasur asnjë reagim. Arsyen e kësaj heshtjeje qytetari e lidh me ndikimin e njerëzve me pushtet që, siç thuhet në denoncim, "nuk i lejojnë institucionet të afrohen".

Denoncimi i plotë:

Prsh JOQ! Dua te denoncoj nje rast flagrant te ndertimit pa leje. Zoti Sami Briçi, kunati i Lokut i cili eshte njeriu me i afert i Blendi Gonxhes dhe e ka ndjekur kudo gjate fushates, po nderton me bekimin e ketyre te fundit duke zene sheshin publik pa asnje dokument.

Qellimi duket ndertimi i ndonje objekti banimi por ketu te marrin me qaf per nje gardh me tela, e keta me bekimin e pushtetareve e seksereve po ndertojne e zene ambjentin ku deri dje kane lozur femijet. Ju letem se e kemi denoncuar por asnje institucion nuk vepron pasi nuk i lejon Loku e Blendi Gonxhja te afrohen!!!

Tek Njesia 7, ish parku i autobuzave, rruga Deshmoret e Fekenit ose tek kisha se keshtu njihet vendi. Ju faleminderit!

Ky rast shton edhe një herë shqetësimin për mënyrën se si hapësirat publike, që i përkasin komunitetit, po zihen për interesa private, nën mbrojtjen e heshtjes institucionale dhe lidhjeve politike. Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të reagojnë, apo nëse ky rast do të shtohet në listën e gjatë të abuzimeve të pandëshkuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit