Shinat te “Treshi” lihen në harresë prej tre muajsh, trafik, gropa dhe pluhur pa fund

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 03.06.2025, 16:15

Prej më shumë se tre muajsh, shinat e trenit në zonën e njohur si “Treshi” në Tiranë janë lënë të hapura dhe në gjendje të mjerueshme, duke u kthyer në burim shqetësimi të përditshëm për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Në një video të dërguar nga një qytetar, duket qartë trafiku i rënduar dhe rruga e mbuluar me pluhur e gropa. Sipas tij, edhe pse është ndërhyrë për t’i rregulluar shinat, ato janë lënë përgjysmë dhe çdo ditë, situata përkeqësohet më tej nga shirat dhe mungesa e mirëmbajtjes. Telat e dalë, zhavorri i shpërndarë pa standard dhe gropat e thella po dëmtojnë makinat dhe po rrezikojnë sigurinë e kalimtarëve.

Një tjetër qytetar ka shkruar duke kërkuar publikimin e problemit, me shpresën se institucionet përkatëse do të ndërhyjnë për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj situate absurde, që është bërë pjesë e jetës së përditshme për banorët e zonës.

Banorët kërkojnë reagim dhe përgjegjësi, ndërsa rruga vijon të jetë simbol i neglizhencës institucionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit