Prej ditës së hënë, më 2 qershor 2025, Bashkia e Tiranës hapi zyrtarisht fazën e aplikimeve online për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Në këtë fazë përfshihet jo vetëm regjistrimi i fëmijëve për herë të parë, por edhe kalimi nga çerdhja në kopësht apo transferimi nga një institucion në një tjetër. Prindërit kanë në dispozicion vetëm 20 ditë, deri më 22 qershor, për të kryer të gjithë procesin në platformën zyrtare “e-femije.tirana.al”.
Por, ndryshe nga sa ishte premtuar, platforma ka rezultuar jofunksionale që në orët e para të hapjes së saj. Dhjetëra prindër i janë drejtuar redaksisë sonë duke denoncuar se aplikimi është praktikisht i pamundur, pasi faqja është jashtë funksionit, ose ngec në faza kritike të procedurës.
Një nga problemet më të raportuara është pamundësia për të marrë kodin e verifikimit në email, një hap thelbësor për të përfunduar aplikimin. Megjithëse sistemi kërkon që prindërit të vendosin adresën elektronike për të marrë këtë kod, shumë prej tyre nuk e kanë marrë asnjëherë, duke i lënë aplikimet në mes dhe pa mundësi për të ecur më tej.
Ky ngërç teknik ka nisur që prej nisjes së procesit dhe vijon edhe sot, duke krijuar konfuzion dhe shqetësim tek qindra familje. Me afatin zyrtar që po afrohet dita-ditës, prindërit shprehen të paqartë dhe të frustruar, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet për zgjidhjen e problemit dhe garantimin e një procedure të drejtë për të gjithë.
E gjithë kjo situatë nxjerr në pah se paratë e shpenzuara nga taksat e qytetarëve për këtë procedurë online kanë shkuar kot, pasi shërbimi është jashtë funksionit.
Denoncimi i parë:
“Pershendetje! Ju lutem bejeni pak publike ceshtjen e rregjistrimit te femijeve ne kopshte dhe cerdhe sepse do behet Online npm portalit te tyre por qe nuk punon fare.
Personalisht dua te rregjistroj vajzen ne cerdhe por sna vjen kodi ne email edhe pa te nuk futemi dot per te bere rregjistrimin. Kam qe dje qe tentoj dhe duke pare email cdo sekond.
Ju lutem verifikojeni dhe publikojeni SE do mbaroj afati e do na ngelin femijet pa u rregjistruar, faleminderit.
Denoncimi i dytë:
“Pershendetje! Doja te raportoja nje problem ne lidhje me platformen qe kane vene ne dispozicion kete vite per cerdhet dhe kopeshtet.
Duhet te rregjsitrohemi ne platforme dhe me pas te aplikojme per kalimet nga cerdhja ne kopesht. Ka dy dite dhe nuk funksionon fare. Nuk dergojne emailin ne te cilen te vjen kodi per te hyre edhe pasi thote me sukses nuk vjen asnje email. Edhe kur e provon perseri me te dhenat e femijes thot jane te dhena te perodrura. Shume prinder e kan hasur kete problem dhe jane duke na prishur shume pune me keto sisteme se ndydhe nuk i rregjisteojme dot.
Ju lutem ta publikoni kete problem ndodhta e shikojn pergjegjesit e kesaj pune sepse as ne telefon nuk na pergjigjen dhe as ne email kur i shkruajmë.”
Denoncimi i tretë:
“Përshëndetje! Regjistrimi i fëmijëve në Çerdhe/Kopësht i pamundur sepse ëebiste është i pa aksesueshëm.”