Familja po kërkon Islamin, ka humbur që dje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2025, 14:01

Islam Fixha, një 75-vjeçar nga Korça ka humbur kontaktet me familjen e tij prej ditës së djeshme. Për herë të fundit ai është parë të hënën në orën 11:00.

Sipas familjarëve, Islami vuan nga skleroza dhe prej ditës së djeshme nuk kanë asnjë kontakt me të. Bashkëshortja e tij ka bërë denoncim dhe në polici, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

Kush e ka parë zotin Islam Fixha, është i lutur të njoftojë familjen në numrin e telefonit 068 22 11 015. Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për të gjetur Islamin.

Mesazhi i familjarëve:

Islam Fixha 75-vjeç nga Korça. Ka humbur që dje në orën 11 në drekë. Zotëria është me sklerozë. Kemi bërë në polici që dje nga vetë zonja e Islamit, ajo është e paralizuar dhe nuk ka shkuar dot në polici. I ka njoftuar me telefon. Familja po e kërkon. Nr tel 355 68 22 11 015.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit