Ndërsa sezoni turistik sapo ka nisur, një nga problemet më të shpeshta në plazhet tona mbetet pastërtia. Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen alarmante të ujit në zonën e Currilave, ku ndotja është në nivele shqetësuese.
Sipas denoncuesit, autoritetet qëndrojnë pasive, ndërkohë që anijet vazhdojnë të hedhin naftë dhe mbetje të tjera në det, duke rrezikuar seriozisht si mjedisin, ashtu edhe imazhin e turizmit në vend.
“Postoje icik plazhi esht plot me qytetar dhe turista dhe shteti flen gjum. Anijet derdhin naften dhe pislliqet e tjera ne mes te detit. Kush mban përgjegjësi Currila Durrës?” shkruan qytetari.
Për të siguruar cilësi të ujit dhe kushte dinjitoze për pushuesit, është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë. Ndëshkimi i ndotësve dhe forcimi i kontrollit mjedisor janë hapa të domosdoshëm për të mbrojtur bregdetin dhe për të zhvilluar turizmin në mënyrë të qëndrueshme.