Tiranë/ Sherr mes 8 vajzave të mitura te sheshi “Nënë Tereza”

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 03.06.2025, 13:01

Një sherr fizik me motive të dobëta është regjistruar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Bëhet me dije se 8 vajza të mitura janë konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht në këtë shesh.

Më konkretisht, 6 shtetase të mitura, janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetase të mitura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori.

Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 6 vajzat e mitura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit