Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë sot në aksin Bulqizë–Peshkopi, në zonën e njohur si Vajkal. Dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar dëmtime të mëdha materiale, ndërsa njëra prej makinave ka përfunduar jashtë rruge.
Të plagosur kanë mbetur vetëm drejtuesit e mjeteve, të cilët po udhëtonin të vetëm në momentin e përplasjes. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve mjekësore.
Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për mungesë sinjalistike të përshtatshme. Vetëm pak javë më parë, në të njëjtën zonë, një mësuese humbi jetën pasi u godit nga një automjet. Kryqëzimi në fjalë lidhet me rrugën e Arbrit dhe lagjen e vjetër të Bulqizës, duke u kthyer në një pikë me risk të shtuar për aksidente.