Ëndrra nuk plaket, Skënderi 74 vjeç, jep provim në Kamëz

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 03.06.2025, 12:33

Në një kohë kur shumë të rinj i shmangen librave dhe shkollës, një burrë 74-vjeçar nga Kamza jep një leksion të vërtetë për këmbënguljen dhe dashurinë për dijen.

Skënder Cena, i lindur më 8 nëntor 1951, është maturanti më i vjetër që zhvillon sot provimin e anglishtes në Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz. Ai rikthehet pas disa vitesh në këtë institucion për të dhënë provimin e fundit që i mungon për të përmbyllur maturën shtetërore, në degën “Shërbime mjetesh transporti”.

Skënderi ka përfunduar të gjithë ciklin mësimor part-time në vitin 2016, por pa dhënë gjuhën e huaj. Sot, me një përkushtim të rrallë dhe përkundër moshës dhe vështirësive me shikimin, ai është paraqitur për të dhënë provimin e anglishtes.

Ai është pajisur me formularin përkatës dhe do të asistohet në provim për shkak të problemeve me shikimin, por me një vullnet që nuk e ndal as mosha, as pengesat fizike.

Rasti i Skënder Cenës është një shembull frymëzimi për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë: dëshira për të mësuar nuk ka moshë dhe ëndrrat nuk plaken kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit