Një ngjarje rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Shkodrës.
Më konkretisht bëhet me dije se trupi i pajetë i një 38-vjeçari është nxjerrë nga liqeni i Grizhës.
Dyshohet se një ditë më parë 38-vjeçari me iniciale E. N., rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhës dhe ishte mbytur.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.