Pasi votuan në 11 maj, banorët e Nikollarës marrin kazmat dhe bëjnë punën e institucioneve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2025, 12:28

Një situatë tejet ironike dhe njëkohësisht e dhimbshme është regjistruar së fundmi në fshatin Nikollarë të Skraparit. Pavarësisht se më 11 maj banorët e këtij fshati ushtruan të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend, ata janë detyruar të marrin vetë në dorë mjetet e punës, belat, kazmat dhe lopatat, për të hapur rrugën e fshatit duke gërryer malet me forcat e tyre.

Sipas denoncimit për JOQ Albania, banorët shprehen se Bashkia nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për rregullimin apo pastrimin e rrugës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme që ata kanë bërë.

Përshëndetje Joq. Banoret e fshatit Nikollare, ne zonen e Skraparit hapin rrugen me kazma dhe lopata. Bashkia dhe komuna Potom nuk merr asnje lloj mase per pastrimin e rruges dhe hapjen e saj,” shkruajnë ata.

Kjo situatë pasqyron realitetin e hidhur të shumë zonave rurale në vend, ku autoritetet kujtohen për banorët vetëm në prag të zgjedhjeve, për t’i harruar më pas për vite të tëra, deri në ardhjen e radhës në kutitë e votimit.

Banorët e Nikollarës apelojnë që institucionet përkatëse të marrin përgjegjësinë që u është besuar dhe të reagojnë me veprime konkrete për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së përditshme në zonën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit