“Poliklinika e Shkodrës tallet me qytetarët, vonesa dhe anulime te konsultave pa shpjegim”

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 03.06.2025, 11:43

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania ku ka shprehur në shqetësim për mënyrën se si po funksionon shërbimi në Poliklinikën e qytetit. Në mesazhin denoncues, qytetari shkruan se qytetarët në këtë poliklinikë përballen me vonesa të pajustifikuara dhe anulime të njëpasnjëshme të analizave dhe konsultave të caktuara më parë.

Denoncimi i mbërritur në redaksinë tonë flet për një situatë të përsëritur, ku pacientëve u caktohet data për shërbime mjekësore, presin me orë të tëra dhe në fund njoftohen se është mbyllur kodi, pa asnjë shpjegim konkret.

Kjo situatë po i detyron qytetarët të kërkojnë ndihmë në klinika private, duke përballuar kosto të larta për shërbime që teorikisht duhet të mbulohen nga sistemi shëndetësor publik. Qytetari shprehet se kjo nuk është hera e parë që hasin në këtë problem dhe se mungesa e përgjegjshmërisë institucionale po rëndon më së shumti shtresat më të pambrojtura.

Ndërkohë, kërkohet reagim nga autoritetet shëndetësore dhe transparencë për arsyet që çojnë në anulimin e shërbimeve. Apelohet që Poliklinika të rikthejë seriozitetin në menaxhimin e orareve dhe të ofrojë zgjidhje reale për pacientët që mbështeten te sistemi shtetëror për përkujdesje shëndetësore për qytetarët banorë të zonës.

"Poliklinika ne Shkodër si tallen me qytetaret e shkret caktojnë data per analiza e sherbime te ndryshme i lajn me prit edhe ne fund thon esht mbyll kodi edhe anullohen pa arsye esht hera e 3 qe vim edhe nuk munena me mbaru pun sepse esht sherbim shtetror na detyrojn me i ba ne privat. flm po e postuat", shkruan qytetari për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit