Dështon sërish Ministria e Arsimit, 30 minuta para nisjes publikohet teza e anglishtes

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 03.06.2025, 10:05

Ditën e sotme do të zhvillohet provimi i parë për maturantët në gjuhën e huaj. Edhe këtë vit, vetëm 30 minuta para nisjes së provimit, sërish në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes duke treguar edhe njëherë dështimin e Ministrisë së Arsimit.

Sot më shumë se 27 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimeve të maturës, i cili ka nsiur në orën 10:00. Ndërkohë provimi do të vijojë deri në orën 12:30.

Dhe kështu, edhe këtë vit, ministria ia doli me sukses të dështojë. E vetmja gjë që mbetet e qëndrueshme në këtë vend është papërgjegjshmëria. Në një sistem ku teza del para nxënësit të mbërrijë në bankë, mund të thuash me plot gojën se Ministria e Arsimit ka dështuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit