Trafikonin armë dhe lëndë narkotike, 4 të arrestuar në Fier

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 03.06.2025, 10:52

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin “Procedimi”, duke goditur një grup kriminal që merrej me trafik armësh dhe kultivim e shitje të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë katër persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Të arrestuarit janë Boran Buzi, 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”; Niko Osma, 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje; Qamil Shurdhi, 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje; Besim Buzi, 33 vjeç, banues në Divjakë.

Organizatorët e grupit ishin Boran Buzi dhe Qamil Shurdhi, ndërsa Osma dhe Buzi më i ri siguronin armët dhe klientët. Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në banesa, magazina dhe automjete në disa qytete të vendit, përfshirë Fierin, Lushnjen, Durrësin, Shkodrën dhe Kukësin. U sekuestruan 6 armë zjarri dhe gjuetie, 4 mijë fidanë dhe 5 mijë fara kanabisi, qindra fishekë, radio dhe uniforma policie. Në banesën e Niko Osmës në Durrës u gjet një pistoletë që ai tentoi ta hidhte nga dritarja gjatë ndërhyrjes së policisë.

Hetimet zbuluan se grupi kriminal trafikonin armë dhe municione në mënyrë të paligjshme, shpesh duke i futur nga Kosova përmes kufirit të gjelbër në Morinë. Ata mbanin armë për qëllime kriminale dhe kishin ndërtuar një rrjet shpërndarjeje që mbulonte disa qytete në vend. Operacioni konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj aktivitetit të paligjshëm që cenon sigurinë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit