“Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme”

Shkruar nga: N H | Publikuar më: 03.06.2025, 09:44

Vera e nxehtë po troket, teksa vendasit dhe turistët e huaj janë në kërkim të destinacioneve me peizazhe të qeta dhe brilante. E përditshmja britanike Express i ka kushtuar një artikull rivierës shqiptare.

Riviera Shqiptare, në bregdetin jugor të vendit, po bëhet shpejt një zgjedhje popullore për turistët që duan diell, det dhe peizazhe me kosto te përballueshme. Është ende shumë më lirë se vendet më të njohura në Mesdhe, dhe shumë plazhe janë të qeta, kryesisht pas pikut të sezonit veror.

“Në Evropë, gjithmonë kam gjetur qytete përgjatë Rivierës Shqiptare”, tha ekspertja e udhëtimeve, Jiayi Ëang, i cili drejton “Ditari i një Nomadi”. Vende si Himara janë ende relativisht të qeta, ju mund të gjeni plazhe të qeta pa turma vizitorësh, veçanërisht pas korrikut dhe gushtit”, tha ajo ndërsa theksoi se ujërat janë të kristalta, ushqimi është i përballueshëm dhe mikpritja është tepër e ngrohtë”, shkruan Express.

Himara është një nga perlat e fshehura të Rivierës Shqiptare. Është më e qetë se vendpushimet e tjera si Saranda ose Ksamili, dhe plazhet janë më të mëdha dhe më të pastra.

Ndryshe nga Ksamili, ku shumë plazhe janë të mbushura me shezlongje, Himara ka ende plazhe publike me shumë hapësirë.

Vendpushime të tjera të bukura përfshijnë Dhërmiun, Vunon, Borshin, Qeparoin dhe Gjipen. Secili prej tyre ka sharmin e vet, me ndërtesa të lyera me gëlqere, pamje malore dhe bregdete të qeta.

Plazhi i Gjipes frekuentohet kryesisht nga turistët. Për të arritur në plazh, bëni një shëtitje 45-minutëshe dhe shijoni qetësinë dhe ujin e pastër. Ushqimi është një arsye tjetër për ta vizituar. Kuzhina shqiptare është një kombinim i ndikimeve turke dhe mesdhetare dhe çmimet janë ende relativisht të ulëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit