Sot do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Provimi i parë që do të testohen rreth 27 mijë maturantë në vend është ai i Gjuhës së Huaj.
Maturantët duhet të paraqiten në orën 08:30 ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Theksohet se maturantët nuk mund të dalin nga provimi para kësaj ore.
Rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturantë para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore:
Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës
Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Çfarë duhet të keni me vete:
Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë). 2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë. Veshje e rregullt
Uniforma e shkollës.
Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse Shishe me ujë.
Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi
Ndalohen rreptësisht:
Telefonat
Ora smart
Rregulla gjatë provimit:
Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit
Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.
Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.
Nuk lejohet largimi para 12:30.
Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit