Zvicër/ 23-vjeçari shqiptar kapet në kufi me 9 kg kokainë të pastër në makinë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.06.2025, 19:20

Policia zvicerane ka arrestuar një 23 vjeçar shqiptar në kufirin zviceran, teksa transportonte me makinën e tij një ngarkesë prej të paktën 9 kg kokainë të pastër. Kjo e fundit nëse do të përgatitej dhe ndahej në doza, vlera e së cilës është 1 mln euro në treg.

Oficerët ndërhyn në kufirin doganor të San Pietro di Stabio, teksa aksioni është kryer që prej datës 28 maj në Ticino dhe u raportua vetëm së fundmi nga mediat zvicerane. Shqiptari banor i Gjermanisë, po largohej nga Zvicra kur zyrtarët doganorë zbuluan drogën gjatë një kontrolli.

Arrestimi u raportua edhe nga Zyra e Prokurorit Publik, Policia Kantonale dhe Zyra Federale e Doganave, teksa emri i të arrestuarit nuk u bë i ditur, por ai dyshohet se është korrieri i një organizate kriminale që vepron midis Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë.

Shqiptari u mor në pyetje dhe u arrestua nga policia kantonale. I riu akuzohet për shkelje të rëndë të Aktit Federal të Narkotikëve. Hetimi i është besuar prokurores publike Petra Canonica Alexakis, teksa detajet mbahen si sekret hetimor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit