Postimi kundër vajzës së Melonit/ Profesori: Ishte gabim i sugjeruar nga ChatGPT

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.06.2025, 19:09

Stefano Addeo, një mësues italian, është vënë në qendër të kritikave pasi postoi në rrjetet sociale një mesazh të rëndë ku i uronte vdekjen vajzës së kryeministres Giorgia Meloni. Në një intervistë për La Repubblica, ai ka shprehur pendesë të thellë për atë që ndodhi dhe i ka kërkuar ndjesë publike kryeministres, duke e cilësuar veprimin e tij si një gabim i pajustifikueshëm.

Addeo pretendon se mesazhin nuk e kishte shkruar vetë, por ishte krijuar nga ChatGPT. Ai thotë se ishte i irrituar pasi pa në televizion që qeveria nuk po distancohej nga lufta në Izrael, ndaj i kërkoi inteligjencës artificiale të shkruante një mesazh kritik ndaj Melonit. Mesazhi që doli ishte tepër i rëndë, por ai vendosi ta publikonte pa menduar pasojat.

Pas publikimit të mesazhit, Addeo është përballur me reagime të forta publike dhe kërcënime, duke pohuar se tashmë ndjen frikë të dalë nga shtëpia. Ai tregon se është ndjekur edhe nga persona me makinë, çka e ka bërë situatën edhe më të rëndë për të dhe familjen e tij.

Në fund të intervistës, ai shprehet se, nëse do ta takonte Giorgia Melonin, do ta përqafonte, do i kërkonte falje dhe do shpërthente në lot. Ai thotë se i uron vajzës së saj çdo të mirë dhe apelon për më shumë kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale, duke pranuar se ai vetë ra viktimë e një veprimi të pamatur dhe të dëmshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit