Tarifat doganore të Trump, Shqipëria 7 miliardë lekë eksporte drejt SHBA-së

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.06.2025, 18:51

Tarifat e papritura të vendosura nga administrata e Presidentit Trump kanë shkaktuar një nivel të lartë pasigurie në tregtinë ndërkombëtare. Bizneset dhe konsumatorët në SHBA janë përballur me vështirësi për të parashikuar koston e mallrave të importuara, pasi nuk është gjithmonë e qartë se cilat produkte dhe cilat vende do të preken më shumë në çdo moment.

Sipas një analize të publikuar nga gazeta The New York Times, janë identifikuar 140 vende nga të cilat SHBA-të importojnë mallra jetike. Kjo listë përfshin edhe Shqipërinë, e cila zë një pjesë modeste por të rëndësishme ajo furnizon rreth 3% të materialeve të përdorura për përpunimin e hekurit në SHBA. Në përgjithësi, importet më të mëdha amerikane përfshijnë naftën dhe gazin, pajisjet elektronike, automjetet dhe produktet farmaceutike.

Raporti nënvizon varësinë e madhe të SHBA-ve ndaj disa vendeve për produkte të caktuara. Për shembull, pothuajse të gjitha karrocat për fëmijë të importuara në SHBA vijnë nga Kina. Ndërsa Zvicra dominon eksportin e orëve të çmuara metalike, dhe Etiopia siguron afro 2% të veshjeve të thurura për foshnje një pjesë më e madhe se çdo produkt tjetër që ajo eksporton drejt Amerikës.

Tabela e bashkëngjitur në artikull tregon në mënyrë të qartë artikullin kryesor për të cilin SHBA mbështetet më shumë tek secili prej 140 partnerëve të saj tregtarë. Kjo panoramë ndihmon për të kuptuar më mirë ndërlidhjet globale të zinxhirit të furnizimit dhe sfidat që paraqiten kur politikat tregtare ndërrohen në mënyrë të papritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit