Është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin e fshatit Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, një ditë pasi ishte shuar.
Situata është jashtë kontrollit, teksa janë angazhuar 7 automjete zjarrfikëse dhe 40 efektivë të MZSH-së, si dhe mjete të rënda si buldozerë dhe fadroma.
Si pasojë e terrenit ranor dhe përmasat e mëdha të zjarrit është vështirësuar ndërhyrja e mjeteve për të shuar zjarrin.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete tokësore për pasojë është aktivizuar një helikopter Cougar i Forcës Ajrore për ndërhyrje nga ajri.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej afro 10 hektarësh, ndërkohë që era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve drejt pjesës veriore të pyllit.