Mirditori kapet me një parcelë me 225 fidanë kanabis sativa

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.06.2025, 18:04
Një operacion i koduar “Koordinata” ka çuar në zbulimin e një parcele me 225 fidanë kanabis sativa në fshatin Prosek të Mirditës. Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, u kap në flagrancë 35-vjeçari Ervin Lleshaj, banor i zonës, i cili dyshohet si përgjegjësi për kultivimin e bimëve narkotike.
Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Lezhë, ndërmorën kontrolle të imtësishme që çuan në finalizimin e operacionit dhe sekuestrimin e bimëve narkotike. Fidanët u gjetën të mbjellë në një zonë të pyllëzuar, të vështirë për t’u aksesuar, çka e bënte më të lehtë fshehjen e aktivitetit të paligjshëm.
Ervin Lleshaj u arrestua në vendngjarje dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, ndërsa thekson se kontrollet në territor do të vijojnë me intensitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit