Një qytetar nga Vora i është drejtuar me një mesazh redaksisë sonë, për të denoncuar një rast shumë shqetësues për familjen e tij dhe fëmijën e vogël vetëm 2 muajsh.
Problemi lidhet me një djalë të ri, i cili herë pas here bën xhiro me motorin e tij në zonë duke xhiruar gomat. Kjo gjë e ka shqetësuar tepër qytetarin, pasi i vogëli i tij trembet dhe fillon të qajë.
Gjendur në këto rrethana, ai ka bërë disa denoncime në komisariatin Nr 7 në Vorë, por thotë se përgjigjja që ka marrë ka qenë zhgënjyese: Nuk është përgjegjësi e jona. I lënë pa një rrugëzgjidhje dhe me problemi që po vazhdonte, ai i është drejtuar me mesazhe denoncuese Policisë së Shtetit.
Por pasi as këtu nuk mori një zgjidhje, qytetari zgjodhi t’i drejtohet JOQ Albania, për t’u bërë apel autoriteteve që të marrin masa, që qetësia publike të garantohet dhe djali me motor të ndëshkohet sipas ligjit.
“Ndodhemi në zonën e Vorës, pranë bashkisë së vjetër. Në rastin e videos që u kam dërguar: Ky motor ka një muaj e gjysmë që vjen nëpër lagje. Kam një fëmijë të vogël dy muaj. I jam drejtuar komisariatit nr 7 në Vorë, kam lajmëruar dhe drejtorin e policisë dhe drejtorin e përgjithshëm, por nuk më përgjigjen.
Shefi i komisariatit nr 7 në Vorë përgjigjet me një gjuhë shumë arrogante ku thotë nuk është kopetencë e imja. Unë kam informacione se shefi i komisariatit vjen në punë për të fjetyr gjumë, dhe jo për të bërë detyrën. Ky djali me motor më duket se është ushtar i shefit të komisariatit nr 7 në Vorë, ai xhiron gomat dhe mua më trembet fëmija,” shkruan qytetari.