Ankohen banorët e lagjes Parku në Gramsh: Fabrika e re na mbyti me tym, të merren masa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.06.2025, 16:04

Banorët e lagjes Parku në qytetin e Gramshit i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një fabrikë që emeton tymra shumë të rënda në mjedis, duke ua vështirësuar jetën atyre çdo ditë e më shumë.

Vendasit tregojnë se që kur biznesi i ri u hap dhe filloi aktivitetit, po përballen me ndotje të konsiderueshme të ajrit, dhe shkak i të gjithë kësaj është tymi i vazhdueshëm i kaldajës.

Ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që jeta e tyre të kthehet sikur ka qenë më parë, e pashqetësuar.

Mesazhi i denoncuesuit:

"Përshëndetje JOQ! Ne, një grup banorësh të lagjes Parku ne Gramsh, po ju drejtohemi për të ndarë një shqetësim serioz që po prek jetën tonë të përditshme.

Së fundmi, në godinën e ish-Parkut është hapur një biznes i ri. Që nga fillimi i aktivitetit të tij, kemi nisur të përballemi me ndotje të konsiderueshme të ajrit, për shkak të tymit të vazhdueshëm që del nga kaldaja e kësaj godine.

Kjo ndotje jo vetëm që ka ulur ndjeshëm cilësinë e jetesës në lagjen tonë, por gjithashtu përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e banorëve, sidomos të fëmijëve dhe të moshuarve.

I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa të menjëhershme për të adresuar dhe zgjidhur këtë problem që po na prek të gjithëve.

Ju falënderojmë për vëmendjen dhe mbështetjen!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit