Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”, kamarieri i mitur u qëllua me pistoletë stilolaps

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.06.2025, 15:30

Mbrëmjen e djeshme, 1 qershor 2025 u regjistrua një ngjarje e rëndë në zonën e Ali Demit në Tiranë. Një 15 vjeccar mbeti i plagosur në ambientet e një piceri të zonës në fjalë. Lidhur me këtë ngjarje në kërkim është shpallur Aldi Neziri, motoristi 21 vjeçar.

Nga dëshmitë e para mësohet se në tavolinë kanë qenë 3 persona, i mituri me kushërirën e tij dhe autori i dyshuar i plagosjes. Bëhet e ditur se 21 vjeçar pasi ka nxjerrë pistoletën e tij stilolaps, e ka shkrepur dhe plumbi ka kapur 15 vjeçarin në qafë. Më konkretisht pistoleta stilolaps konsiderohet një armë e modifikuar, pra jo e mirëfilltë.

Kur është marrë ne pyetje, i plagosuri nuk është treguar bashkëpunues me policinë duke mos treguar ngjarjen, teksa arma në fjalë e përdorur në ngjarje nuk është gjetur pas hetimeve të policisë në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër kushërira e tij është marrë në hetim në gjendje të lirë për "moskallëzim krimi". Bëhet me dije se vajza u ka thënë hetuesve se ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lartë, pra plumb qorr. Pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lartë poshtë, por drejtë. Ndërkohë, 15-vjeçari nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligji të punës për shkak të moshës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit