Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.06.2025, 14:50

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,33 % në raport me vendimin e datës 26.05.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,429 den/kg dhe tani do të jetë 37,862 den/kg.

Nga data 03.06.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 76,50 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 65,00 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 37,862 (denarë/kilogram)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit