Era tradhti brenda partisë blu/ “Luftë fizike dhe online brenda Partisë Demokratike”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.06.2025, 14:32

Lufta për karrigen përfundoi, teksa tashmë ka nisur lufta brenda partive. Veç rezultatit të zgjedhjeve, edhe votat preferenciale për kandidatë bënë që të krijohen pakënaqësi dhe kërkesa për rinumërim të votave. Gara brenda partisë për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ka ndezur debate dhe polemika tek partia blu.

Në selinë e Partisë Demokratike ka fytyra të zbehta të pakënaqura kryesisht të atyre kandidatëve të listave të hapura dhe fytyra të gëzuara të atyre deputetëve të listave të mbyllura që e kishin të sigurt mandatin e deputetit. Lufta brenda PD ka nisur me kohë, por me reagimet nga rradhët e PD. Lufta duket më e qartë.

Së fundmi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një postim në Facebook, paralajmëron luftë brenda Partisë Demokratike.

Kjo tregon qartë se pas çdo zgjedhjeve, në Partinë Demokratike nis një serial i ri i titulluar “Luftë për karrige”. E si duket ky sezon i këtij viti, pas zgjedhjeve për Kuvendin 2025, po hapet me luftë jo vetëm online por edhe fizikisht. Ndërkohë që qytetarët demokratë të zjarrtë presin opozitë, PD ofron gladiatorë të ushqyer nën petkun e partisë.

Nga reagimi i Gjokutaj, por jo vetëm, pasi reagime ironike dhe me mesazhe të koduara ka patur dhe nga eksponentë kryesorë të PD, duket se urrejtja për njëri-tjetrin në PD është mjaftueshëm aktive dhe po duket dita-ditës. Gjokutaj flet për largim të atentatorëve duke iu referuar burrave, grave, gay-ve, apo lesbikeve, një ironi e thellë për disa anëtarë të brendshëm të PD që janë deputetë demokratë të klonuar nga Rama.

Pas këtij reagimi të Gjokutaj ka ardhur reagimi i deputetes së PD, Flutura Açka e cila nuk do të jetë pjesë më pjesë e Kuvendit prej muajit shtator. Açka shprehet se të gjithë luftën e ka me Gazment Bardhin dhe disa deputetët të tjerë, duke ngritur pyetjen nëse ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike.

Edhe zyrtarja e PD Adriana Kalaja ka patur zhgënjime ndërsa në një koment të bërë në postimin e Gjokutaj kërkon që të mos falen tradhtaret e PD për pabesinë e bërë.

Në këto kushte ku ndodhet partia blu, dështimeve në zgjedhjet parlamentare por jo vetëm, zënkave politike brenda partisë qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin më të keqin e të këqijve. Ironikisht për një parti që ka humbur rregullisht çdo betejë elektorale, është për t’u admiruar sa energji kanë demokratët për beteja të brendshme. Mbase po të kishin luftuar ndonjëherë edhe për votën e qytetarëve ashtu si po luftojnë për pozita dhe karrige brenda partisë, ndoshta sot nuk do të ishin në koma, politikisht. Nëse do të luftonin si duhet me kundërshtarin dhe jo të krijonin armiqësi brenda partisë, sot Partia Demokratike nuk do të duhej t’i binte sërish derës së reanimacionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit