9 mijë lekë “dreka” e ekskursionit në Pezë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.06.2025, 14:43

Fundi i vitit shkollor, përveç provimeve përfundimtare dhe ngarkesës në mësime, ka edhe momente të bukura, siç janë ekskursionet me klasën apo shkollën.

Në disa shkolla këto ekskursione zhvillohen privatisht nga nxënësit dhe mësuesit kujdestarë, por në shkolla të tjera është drejtoria ajo që merret me organizimin dhe zhvillimin e ekskursioneve, duke "u kujdesur" për çdo detaj, madje edhe drekën që do hanë nxënësit.

Por ky organizim në shumë raste shoqërohet edhe me abuzime dhe për të denoncuar një rast të tillë, një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë.

Ajo ka treguar se për fundin e vitit shkollor, drejtoria e shkollës 9-vjeçare "Ibrahim Basha" ka organizuar një ekskursion në Pezë për klasat e para. Nxënësit e 3 klasave të këtij viti, që janë diku 80 në total, kanë paguar nga 600 lekë për biletën e autobusit.

Ndërkohë për 'drekën' në restorant, nxënësit kanë paguar nga 900 lekë për një racion pilafi, 2 qofte, 2 copa domate dhe kastraveci.

Prindërit e cilësojnë rastin si abuzim me paratë e fëmijëve, duke shtuar se përveç kostos së lartë, ngrënia e ushqimeve të tilla të dyshimta për fëmijët e vegjël paraqet edhe rrezik për shëndetin. Prindërit kërkojnë transparencë nga drejtoria e shkollës dhe një mbikëqyrje më të rreptë nga institucionet arsimore për shmangien e rasteve të tilla në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit