Mbrëmjen e 1 qershorit u regjistrua një plagosje me armë zjarri. Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi u plagos me armë zjarri në një piceri tek Ali Demi.
Pas hetimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi 21 vjeçari ka nxjerr armën atipike e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar dhe ka shkrepur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë dhe pak ne koke.
15-vjeçari kishte disa dite që ishte punësuar në piceri. Ndërkohë një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjeçarit është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit ndërkohë u zbulua se kane qene ulur se bashku ne tavoline.