E vranë në derë të shtëpisë, identifikohet vrasësi i Pjetër Kazës në Lezhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.06.2025, 12:29

Një ditë pas vrasjes së 57-vjeçarit Pjetër Kaza në fshatin Tale të Lezhës, policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit.

Shtetasi G.A. është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike, e pajisur me silenciator, në drejtim të viktimës në momentin kur ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës.

Për shkak të përdorimit të silenciatorit, banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh. Trupi i pajetë i Kazës u gjet nga bashkëshortja e tij në orët e para të mëngjesit të 1 qershorit, pak pasi ai ishte kthyer nga puna në turnin e natës në minierën e Spaçit, Mirditë.

Krimi dyshohet se është motivuar nga një hakmarrje e mëparshme, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga zona përreth dhe po vijon hetimet për kapjen e autorit.

Deri më tani mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit