Lule dhe qirinj në vendin ku u aksidentuan dy të rinjtë në Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.06.2025, 11:33

Një dhimbje e thellë ka pllakosur qytetin e Vlorës pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy të rinj, Luan Llanaj 19 vjeç dhe Tomorr Mbrati 16 vjeç.

Ngjarja ndodhi të dielën, në zonën e Pusit të Mezinit, ku motorri me të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas fillimisht me një shtyllë elektrike, e më pas me një tjetër shtyllë druri. Luan Llanaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Tomorr Mbrati u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Këtë të hënë, shokët e klasës dhe shkollës industriale janë kthyer në vendin e aksidentit ku kanë ndezur qirinj dhe vendosur buqeta me lule në nderim të dy jetëve të shuara para kohe.

Ndërkohë në shkollën ku studionin dy të rinjtë, heshtja dhe lotët kanë zëvendësuar zhurmën e përditshme të nxënësve, zërat e ngashëryer dhe fytyrat e përlotura tregojnë dhimbjen e thellë që ka lënë kjo tragjedi në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre.

Bashkë, në shkollë, në lagje e në punë, Luan dhe Tomorri ishin shokë të pandarë. Humbja e tyre ka tronditur jo vetëm të afërmit, por gjithë qytetin, duke sjellë në vëmendje edhe një herë rrezikun që paraqet drejtimi i motorëve pa pajisje mbrojtëse dhe mungesa e infrastrukturës rrugore të sigurt për të rinjtë.

Komuniteti kërkon tani më shumë kujdes dhe ndërhyrje konkrete për të parandaluar tragjedi të tjera të ngjashme, ndërsa familjarët përballen me dhimbjen e një humbjeje të pazëvendësueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit