Motori i ndau përgjithmonë, këta janë dy shokët që humbën jetën në Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.06.2025, 10:57

Luan Llanaj dhe Tomorr Mbrati, janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, në një aksident me motor në zonën e njohur si Pusi i Mezinit në Vlorë.

Luani, 19-vjeç dhe shoku i tij 16-vjeçar po ktheheshin nga puna në një servis, kur për shkaqe të panjohura, motori përfundoi jashtë rruge, duke u përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë druri.

Si pasojë, 19-vjeçari Luan Llanaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa shoku i tij, adoleshenti Tomorr Mbrati, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa komuniteti është tronditur nga kjo humbje e dyfishtë.

Familjarë, miq dhe banorë të zonës kanë vendosur lule, qirinj dhe një çelës servisi në vendin e ngjarjes, si shenjë nderimi për djemtë, të cilët përshkruhen si të urtë, punëtorë dhe me familje të ndershme.

Njëri prej tyre jetonte vetëm me nënën dhe punonte për të mbajtur familjen, ndërsa të dy ishin miq të mirë që ndanin bashkë punën dhe jetën e përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit