U rrëzua nga çatia e kishës, ndërron jetë prifti në Korçë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.06.2025, 09:12

Ka ndërruar jetë prifti 63-vjeçar Kristaq Viso, i cili u rrëzua nga çatia e kishës së tij në qytetin e Korçës rreth tre javë më parë.

Pas incidentit të rëndë, ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, për shkak të dëmtimeve serioze në kokë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës, e cila ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Atë Kristaq Visos.

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso! Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve! Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, thuhet në njoftim.

Kristaq Viso ishte një nga figurat e njohura të kishës ortodokse në Korçë, i vlerësuar për përkushtimin dhe shërbesat e tij ndër vite në komunitet. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në radhët e klerit, por edhe te besimtarët që e njihnin dhe e respektonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit