Rënie shqetësuese e numrit të nxënësve në shkolla që nga viti i shpalljes së pavarësisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.06.2025, 11:47

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është hedhur një vështrim mbi zhvillimet demografike dhe arsimore në Kosovë, nga viti 2008 – kur u shpall pavarësia – e deri më 2024.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë për një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët. Në vitin shkollor 2007/08, nëpër shkollat e vendit ishin të regjistruar gjithsej 325,544 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2023/24 ky numër ka rënë në 215,431.

Kjo do të thotë se brenda një periudhe 16-vjeçare, numri i nxënësve është zvogëluar për 110,113.

Për ta kuptuar më mirë këtë ndryshim, janë analizuar edhe të dhënat mbi lindshmërinë gjatë së njëjtës periudhë. Sipas ASK-së, nga viti 2008 deri në vitin 2024 janë regjistruar gjithsej 526,213 lindje në Kosovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit