Kamioni këput kabllot e rrymës, bien mbi makinën e qytetarit: Shpëtova për një fije, nuk lejohej të kalonte atje!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2025, 23:24

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar një ngjarje të rrezikshme që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit, ku një kamion që po lëvizte në rrugën dytësore ka këputur kabllot e rrymës elektrike, të cilat më pas ranë mbi mjetin e qytetarit.

Sipas tij, kabllot u përplasën me xhamin e makinës, por fatmirësisht nuk u thye, duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Nga përplasja, makina pësoi vetëm një dëmtim të lehtë në pasqyrë.

Qytetari thekson se kamionët nuk lejohen të qarkullojnë në këtë segment, për shkak se rruga është e ngushtë dhe ndodhet shumë pranë një shkolle, duke vënë në rrezik edhe fëmijët që lëvizin aty pranë. Ai shprehet se drejtuesi i kamionit nuk reagoi fare pas ngjarjes dhe dukej i hutuar, siç duket edhe në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

"Kamionët kanë autostradën për të kaluar, jo këtë rrugë ku rrezikojnë njerëzit. Kablli më ra mbi xham dhe në pasqyrë. Për Zotin, kam shpëtuar për një fije," – shprehet denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit